☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Hapen 24 kutitë e votimit të qarkut Berat/ Nga 18 të shqyrtuara, 4 me problematika! Ja cilat janë ato?

Shqyrtimi i materialeve zgjedhore për 18 kuti nga 24 në total në qarkun e Beratit për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së është mbyllur. Nga 18 kuti që janë hapur në 4 prej tyre ka pasur mungesë të dokumentacioneve. Pas një ore pushimi do të shqyrtohen edhe 6 kutitë e mbetura.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3275, KZAZ 65 rezulton se ka pasur një tentativë për votim të dyfishtë dhe mungon raporti i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3431, KZAZ 66 rezulton se raporti i i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik mungon, gjithashtu mungon në kuti vendim gjykate për zgjedhësit që kanë votuar.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3446, KZAZ 66 rezulton se nuk gjendet në kuti manuali zgjedhor, procesverbali nga QV për kalimin në proces të votimit manual.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3445, KZAZ 66 rezulton se mungon raporti i hapjes dhe i mbylljes së procesit së pajisjes së identifikimit elektronik.

KAS do të vendosë në fund të shqyrtimit të 24 qendrave të votimit që ka kërkuar LSI nëse do të shpallë pavlefshmëri në këtë qark apo jo dhe më pas do të vendosë nëse do të ketë rivotim apo rinumërim të votave për qarkun e Beratit.

Nga 24 kutitë një prej tyre ishte ngatërruar nga LSI duke sjellë një tjetër, ku sipas informacioneve do të bëhet ndërrimi për të.

Hapja e kutive po realizohet për të marrë në cilësinë e provës së materialeve zgjedhore procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

Në proces janë përfshirë: QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416.

Të pranishëm në shqyrtim  janë anëtarët e KAS, grupet e numërimit, gazetarët dhe operatorët.

Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi vetëm 1 nga 2 ankimimet e LSI dhe e rrëzoi atë të PD-së për rezultatin që u prodhua në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun Berat.

Elvis Cefa relator i këtyre ankimimeve dha detajet e vendimmarrjes së KAS. Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërsa PD po për qarkun e Beratit kërkonte nga KAS,  marrjen e provave shtesë nga SPAK, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së,  Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim dhe paralajmëroi ankimime të mëtejshme duke lënë të nënkuptohet se beteja ligjore e demokratëve do të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.