☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▼ -2.11% ETH $2,205 ▼ -1.81% XRP $1.3345 ▼ -0.78% SOL $82.3400 ▼ -2.27%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvend, diskutohet ligji për arsimin e lartë. Berisha: Atentat universiteteve

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje kanë nisur diskutimet për projekligjin për arsimin e lartë.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme.

“Nuk ka pasur asnjë konsultim për këtë projektligj”, ka deklaruar Paloka.

Por kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi është përgjigjur duke thënë se, vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj.

“Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, që deputetët e opozitës të bëhen bllokues dhe jo kontribues. Ata kishin gjithë kohën e domosdoshme për 4 muaj rresht që ta shqyrtonin”, ka thënë Ruçi.

Sipas tij, komisioni i arsimit ka bërë një punë maratonë me seanca dëgjimore, me të gjitha grupet e interesit.

Ruçi ka shprehur më tej gatishmërinë e mazhorancës për ta diskutuar me opozitën ligjin, por jo për të vajtur me bisedime shterpë.

Pak më vonë, duke marrë fjalën në seancë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër ligjin për arsimin e lartë.

Berisha është shprehur se, futja në rendin e ditës e këtij projektligji është jashtë çdo kriteri.

“Ky projektligj është një atentat ndaj universiteteve publike, është fund e krye antievropian dhe shtetëzon universitetet private”, ka deklaruar Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.