Kuvend, Lutaj: Pr/ligji rrit kontrollin e lëndëve plasëse
Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit të Sigurisë, Pirro Lutaj duke folur nga foltorja e kuvendit për pr/ligjin për “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarre në Republikën e Shqipërisë”, të propozuar nga Ministria e Brendshme tha se ky ligj është mjaft i rëndësishëm pasi rrit kontrollin mbi lëndët plasëse.
“Ligji prek tre institucione, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Energjitikës. Kjo, pasi Ministria e Mbrojtjes dhe Energjetikës deri përcaktonin personin juridik apo civil që merrnin në pronësi lëndët plasëse, tashmë me këtë ligj të ri, dy institucionet licensuese janë të detyruara të njftojnë dhe të marrin miratimin e Ministrisë së Brendshme për këtë procedurë.”, tha Lutaj.
Ky ligj erdhi si nevojë e ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend, tha deputeti i PS-së. Sipas tij në fillim të qeverisjes socialiste shpërndarja pa kriter e lëndës plasëse krijoi një panik në rend dhe siguri, por Ministria e Brendshme arriti ta ndalonte mjaft shpejt këtë dukuri dhe ky ligj ndalon cdo form të mundshme përvetësimi të kësaj lënde plasëse, prandaj ju ftoj ta votojmë ligjin.