☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▼ -2.11% ETH $2,205 ▼ -1.81% XRP $1.3345 ▼ -0.78% SOL $82.3400 ▼ -2.27%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvend, Ruçi-Halimi, debat për reformën në drejtësi

Seanca e kësaj të enjteje e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një debat mbi reformën në drejtësi, e rekomanduar qartë një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, si jetike për integrimin e vendit në BE.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka vlerësuar vullnetin e shprehur nga opozita për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm.

“Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni komisionit të reformës në drejtësi”, ka thënë Ruçi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Nga kjo e fundit, deputeti Eduard Halimi ka akuzuar mazhorancën se, për reformën në drejtësi ajo po vepron në mënyrë të njëanshme, duke shpërfillur dhe rekomandimet e faktorit ndërkombëtar.

“Ju keni vepruar në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ju nuk keni vullnet për reformën në drejtësi. Ndryshimet për KLD-në i bëtë që të hiqnit ata 3 anëtarë dhe t’i zëvendësonit me militantë. Të njëjtën gjë po bëni me Gjykatën e Lartë. Tërhiquni nga arroganca juaj. Ju nuk keni bërë asnjë strategji”, ka deklaruar Halimi.

Ruçi u përgjigj: “Partnerët ndërkombëtarë kanë vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri tani. Jam dakord që duhet të jetë reformë gjithëpërfshirëse dhe gjithçka që është bërë në komision, në mënyrë gjithëpërfshirëse është bërë. Ju nuk keni zhvilluar funksionin tuaj në komision dhe nuk keni dhënë kontribut”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.