☁️
Tiranë 24°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,870 ▼ -0.54% ETH $2,496 ▼ -0.44% XRP $1.4030 ▲ +0.27% SOL $109.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvend- Shtyhen interpelancat me kryeministrin Rama dhe ministrin Lamallari

Ka nisur seanca e sotme plenare, ndërsa Interpelancat e parashikuara në rend dite, 2 me kryeministrin Edi Rama dhe 1 me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, do të shtyhen.Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi bëri me dije se interpelancat nuk mund të zhvillohen sot për shkak të angazhimeve shtetërore të kryeministrit Rama dhe ministrit Lamallari. Ato do të zhvillohen në seancën e radhës.

Deputetët e Grupit Parlamentar demokrat kishin kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfor Lamallari.Po ashtu, interpelancë me kryeministrin Rama ishte kërkuar edhe nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri.

Seanca përfshin edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, të kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

Ndër projektligjet që do të shqyrtohen janë ratifikimi i kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin “Porta e Alpeve”, ndryshime në ligjin për infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor, ndryshime në ligjin për burimet ujore, si dhe disa amendime në Rregulloren e Kuvendit.

Në përfundim të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.