☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi çel garën për anëtarët e “qeverisë” së drejtësisë

Kuvendi çeli të hënën garën për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), në kuadër të riorganizimit që do të pësojnë institucionet e sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.

Bazuar në nenet 276 dhe 279 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjyqtarët dhe prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, brenda datës 16 janar duhet të depozitojnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një kërkesë ku shprehin interesin për të kandiduar, si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit të Vettingut”, thuhet në njoftimin zyrtar të parlamentit.

KLGJ-ja dhe KLP-ja, janë dy nga katër organet e reja që parashikohet të ngrihen në mbështetje të ligjit “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”.

Ligji në fjalë parashikon një ndryshim thelbësor të rolit të organit që qeveris gjyqësorin, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i emërtuar rishtazi si Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ndryshimet kryesore në funksionimin e këtij institucioni kanë të bëjnë me numrin e anëtarëve, nga 15 që është aktualisht në 11; me procedurën e zgjedhjes së tyre, etj.

Partia Demokratike ka ankimuar më 21 dhjetor në Gjykatë Kushtetuese ligjin ‘për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’ dhe konkretisht kapitujt ku parashikohet ngritja e KLGJ-së dhe e KLP-së, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të dy institucioneve është antikushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.