☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.13 ▼2.07%
ARI 4,025 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,274 ▼ -0.24% ETH $2,327 ▼ -0.32% XRP $1.2895 ▼ -0.53% SOL $101.3800 ▲ +0.37%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe përgjegjësinë institucionale për këtë rast.

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme u bë e ditur sot në komisionin për legjislacion.

Arlinda Zekaj u vra të shtunën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për vrasjen është kunati i saj, i cili, ndodhet ende në arrati.

Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë, ndërsa dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

Rasti ka marrë vëmendje të veçantë pasi është bërë e ditur se vetëm tri ditë para vrasjes, më 22 tetor, Zekaj u ishte drejtuar institucioneve për të paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej.

Në të njëjtën datë, ajo kishte dorëzuar një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Dokumenti, i cili mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, dëshmon se Zekaj kishte shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe kishte paralajmëruar se institucionet mund të reagonin vetëm pasi të ndodhte një tragjedi. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.