☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.16 ▼2.04%
ARI 4,029 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,361 ▼ -0.25% ETH $2,332 ▼ -0.3% XRP $1.2937 ▼ -0.41% SOL $101.6500 ▲ +0.41%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.16 ▼2.04 % ARI 4,029 ▲0.53 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.16 ▼2.04 % ARI 4,029 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sulmi terrorist në Banjskë, ngritët aktakuzë ndaj një personi tjetër

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.R., së bashku me personat e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.

Si pasojë e sulmit në Banjskë, ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa një zyrtar policor ishte plagosur dhe disa të tjerë ishin lënduar.

Prokuroria pretendon se qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave kushtetuese të Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të vendit, me synimin për t’ia bashkuar atë Serbisë.

Kjo aktakuzë është vazhdim i procedurës penale për rastin e Banjskës, ku Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave.

Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.