🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.42%
DOW 52,505 ▲1.04%
NASDAQ 26,487 ▲0.21%
NAFTA 97.90 ▼0.65%
ARI 4,139 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,912 ▲ +1.26% ETH $2,454 ▲ +2.43% XRP $1.3301 ▲ +2.34% SOL $106.7700 ▲ +2.66%
S&P 500 7,723 ▲0.42 % DOW 52,505 ▲1.04 % NASDAQ 26,487 ▲0.21 % NAFTA 97.90 ▼0.65 % ARI 4,139 ▼0.5 % S&P 500 7,723 ▲0.42 % DOW 52,505 ▲1.04 % NASDAQ 26,487 ▲0.21 % NAFTA 97.90 ▼0.65 % ARI 4,139 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

KUVENDI I MALIT TË ZI MIRATON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR VERIFIKIMIN E INTEGRITETIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar me 56 vota pro ndryshimet kushtetuese që parashikojnë verifikimin e integritetit të kandidatëve për kryeministër të mandatuar dhe anëtarë të Qeverisë.

Gjithashtu, u miratua amendamenti që përcakton se ligji i posaçëm për këtë çështje do të miratohet me shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve.

Sipas ndryshimeve, personat që nuk plotësojnë kushtet ligjore të integritetit nuk mund të propozohen për kryeministër të mandatuar ose ministra.

Nisma synon forcimin e transparencës, përgjegjësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Ndryshimet u mbështetën nga shumica parlamentare, deputetët e pavarur dhe përfaqësuesit e partive të pakicave, ndërsa PDS-ja dhe disa përfaqësues të tjerë shprehën rezerva, duke vlerësuar se mekanizmi mund të ndikojë në vullnetin zgjedhor të qytetarëve.

Miratimi i ndryshimeve konsiderohet një hap në kuadër të reformave që Mali i Zi duhet të përmbushë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht për mbylljen e kapitullit 23, që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Ndërkohë, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Darko Hajdukoviq dhe Klaudija Pejoviq, nuk morën mbështetjen e nevojshme të deputetëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.