Ushtria izraelite: Kapëm një dron të lëshuar nga Jemeni
Ushtria izraelite njoftoi të martën se forcat e saj ajrore kanë kapur një dron të lëshuar nga Jemeni, siç njofton Al Jazeera.
“Pak kohë më parë, një mjet ajror pa pilot që ishte lëshuar nga Jemeni u interceptua nga Forcat Ajrore”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, e cila nuk dha detaje të tjera për vendin e interceptimit apo për dëme të mundshme.
Huthi-t e Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë lëshuar vazhdimisht dronë dhe raketa drejt Izraelit, në atë që ata e përshkruajnë si hakmarrje për luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe për luftën në Gaza.
Shumica e këtyre mjeteve janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, ndërsa sulmet nga Jemeni janë bërë një front më vete i konfliktit rajonal që vazhdon prej muajsh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.