Kuvendi i Shqipërisë: Të enjten miratohet ratifikimi i Maqedonisë në NATO
Komisionet parlamentare kanë miratuar sot me konsensus të plotë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Pro kanë votuar edhe deputetët e opozitës në komisionet parlamentare.
Ratifikimi do të bëhet ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Maqedonia behet kështu anëtari i 30-të i NATO-s pas zgjidhjes së konfliktit për emrin me Greqinë.
Njëzet e nëntë vendet anëtare të Aleancës Veri-atlantike nënshkruan në fillim të shkurtit protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në selinë e kësaj organizate.
Pas nënshkrimit, ka filluar procesi i ratifikimit të protokollit nga ana e parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, proces i cili mund të zgjasë një vit e gjysmë.