☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.48 ▼3.19%
ARI 4,991 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,176 ▼ -0.07% ETH $2,328 ▲ +0.74% XRP $1.5252 ▼ -0.42% SOL $94.1500 ▲ +0.42%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kuvendi miraton ligjin e ri për pensionet- Rama: Reforma u zvarrit nga qeveria e mëparshme

Reforma e pensioneve e ndërmarrë nga qeveria prek dhe pensionet e zyrtarëve të lartë, atyre që ushtrojnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të lartë të shtetit. Kuvendi miratoi sot në seancë plenare projektligjn e propozuar nga qeveria, që parashikon rritje të moshës së pensionit për këtë kategori, por dhe rritje të përqindjes së kontributeve që ata duhet të derdhin në fondin e sigurimit shtetëror suplementar.

Kuvendi i Shqipërisë në Seancë ( Arkiv )
Kuvendi i Shqipërisë në Seancë ( Arkiv )

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma e pensioneve u zvarrit për vite të tëra dhe ishte kusht për qeverinë paraardhëse dhe kryeministrin paraardhës për të marrë mbështetjen financiare nga Banka Botërore dhe për të përfituar përmes kësaj mbështetjeje mundësi të reja, që iu mohuan këtij vendi nga fakti se qeveria nuk ishte aty për të bërë këto reforma.

Pr/ligji saktëson kategoritë që do të pësojnë rritje të moshës së pensionit, që janë funksionarët e lartë të shtetit, nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, ministrat, zëvendësministrat, deputetët, por dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese, të cilët dilnin në pension në moshën 55 vjeç. Ndërkohë, duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç.

Më tej, neni 5 i ligjit bazë ndryshon masën e kontributeve, duke e rritur atë me 1 për qind. Përkatësisht, zyrtarët e grupit të parë do të paguajnë 5 % të shumës bruto të listëpagesave nga 4 % që ishte më parë; personat e grupit të dytë do të paguajnë 4 % të listëpagesave nga 3 % që ishte më parë, ndërkohë që kjo përqindje rritet nga 2 në 3 për qind për personelin specialist, ku do të përfshihen specialistët dhe personat e tjerë të barazueshëm me ta në funksion e pagë, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator për fondet e granteve, për ndërtimin e kapaciteteve për konçensionet për investimet në energji dhe industri”. Me shumicë votash u miratua edhe projektrezoluta “Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2014”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.