ParlamentarePolitika

Kuvendi miraton me 113 vota kërkesën e Prokurorisë, i hap rrugën arrestimit të Frrokut

Kuvendi miratoi të enjten me 113 vota pro, 2 kunder  dhe 2 abstenime, kërkesën e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme që kërkon autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga drejtësia belge se është i përfshirë në një vrasje në vitin 1999.

Kuvendi-Mark-Frroku-1Foto-A1Sipas procedurës, fillimisht e mori fjalën deputeti Frroku, i cili aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’, pas akuzave ‘për dëshmi të rreme’ lidhur me çështjen “Doshi”. Ai mohoi të ketë kryer krimin për të cilin akuzohet, ndërsa sqaroi se ditën kur ka ndodhur kjo ngjarje,  më 5 mars 1999, ai nuk ka qënë fare në Belgjikë.
“Nuk jam këtu për t’iu kërkuar deputetëve votën time kundër kërkesës së prokurorisë, pasi kjo çështje i takon drejtësisë dhe vetëm me drejtësinë shqiptare, gjykatën belge apo atë të Strasburgut do ta zgjidh të drejtën time”, u shpreh Frroku në fund të fjalës ë tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Më pas deputeti, i cili ndodhet në kushtet e ‘arrestit shtëpiak’, nuk priti të dëgjojë raportin e Këshillit të Mandateve, por la sallën e seancave, ku jashtë e prisnin sërish makinat e policisë.

Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme vijoi më pas me paraqitjen e raportit të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, nga deputeti socialist Armando Subashi. Subashi, duke shprehur qëndrimin e maxhorancës, tha se Kuvendi duhet të miratojë kërkesën e organit të akuzës, për t’i hapur rrugën  arrestimit të deputetit Frroku.
Opozita, përmes deputetit Arben Ristani, paraqiti raportin e saj për këtë çështje. Ndërsa shprehu shqetësimin e PD-së për dekriminalizimin e Kuvendit, Ristani në emër të grupit demokrat shprehu mbështetjen e opozitës për kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme.
Parapakisht, deputetët e të dyja palëve janë shprehur se do ta miratojnë kërkesën e organit të akuzës, duke i hapur rrugën ndalimit të deputetit Frroku.
Një javë më parë Kuvendi miratoi kërkesën tjetër të Prokurorisë për ndalimin e Mark Frrokut dhe të deputetit tjetër Tom Doshi, të dy të akuzuar ‘për dëshmi të rreme’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button