🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.85 ▲2.59%
ARI 3,707 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,716 ▲ +1.25% ETH $1,731 ▲ +1.52% XRP $0.9803 ▲ +2.8% SOL $73.6500 ▲ +3.41%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.85 ▲2.59 % ARI 3,707 ▲3.99 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.85 ▲2.59 % ARI 3,707 ▲3.99 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%

Kuvendi rrëzoi pas mesnate me shumicë votash 4 amendamente të deputetes demokrate Jorida Tabaku, ndërkohë që miratoi me 77 vota amendamentin e deputetes socialiste Brisejda Çakërri, për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin të gjitha investimet me status special në hotelet më 4 dhe 5 yje.

Pra përjashtohen për 10 vite nga tatimi mbi të ardhurat korporative i entiteteve që operojnë në struktura akomoduese, hotele restorte me 4-5 yje me status special që zotërojnë marka ndërkombëtar. Përjashtimi zbatohet për strukturat që marrin status special deri në dhjetor 2029.

Ndërkohë për këtë amendament, deputetja Jorida Tabaku reagoi ashpër, duke thënë se nuk ishte bërë transparent. Ajo e cilësoi amendamentin një nga ato ‘ligje special të qepura për klientët e pushtetit’.

“Ka një muaj që diskutohet buxheti në Parlament, por kemi një amendament këtu që hiqni taksat për investimet strategjike për 10 vite, që janë hotele me 5 yje? Kjo është qeveria e Pakicës. Kjo është qeveria e pakicës që merr vendime vetëm për klientët e tyre. Këto janë ato ndryshime që përmenden edhe në progresraport si ndryshime pa transparencë. Këto janë ligjet speciale të qepura për klientët e pushtet.

Ndërkohë, që i kanë premtuar KE që ligji iinvestimeve strategjike do të shfuqizohet. Kanë që në 2018 që i shtyjnë favoret këtyre. Buxheti që diskutihet natën pa transpatencë. Me një amendim që nuk është publikuar, përdoren deputetët për ligje që favorizojnë interesa të veçanta”, tha Tabaku pas miratimit të amendamentit të propozuar nga deputetja Brisejda Çakërri.

Gjithashtu, debate pati për amendamentin, ku uji i ambalazhuar hiqet nga neni për reduktimin e TVSH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.