☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,525 ▼ -0.05% ETH $2,013 ▲ +0.11% XRP $1.3439 ▲ +2.53% SOL $82.4700 ▲ +0.65%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën

Kuvendi ka rrëzuar kërkesat e opozitës për zhvillimin e interpelancës urgjente me kryeministrin Edi Rama dhe mocion me debat. Kjo u bë shkak që deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren për disa minuta, duke mos lejuar me vijimin normal të seancës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi se në Kuevnd do të votohet sot për 3 ligje “të grupeve klienteleiste” teksa shtoi se, sipas tij, Rama “është fshehur që të mos japë llogari”.

Sipas Bardhit, pas projektligjit për kultivimin e kanabisit që qëllime mjekësore qëndrojnë grupet kriminale, ndërsa në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë, ai akuzoi se Rama ka bërë marrëveshje me universitetet private.

Rama sot është fshehur sepse në rend dite ka futur tre ligje të grupeve klienteliste. Ligji i kanabisit, këta që nuk kontrolluan dot guroret, tani pretendojnë të kenë nën kontroll licencat për kanabisin. Ka futur ligjin klientelist që të heqë studentët e mjekësisë dhe t’i çojë te privati. Se studentët sa të paguajnë mykun në universitetin shtetëror, më mirë shkojnë te privati. SI të vijë ai dhe të thotë që ka bërë marrëveshje me universitetet private. Ligji i tretë, ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Ish-kreu i PSD ja shiti partinë Tom Doshit dhe tani do i sigurojë një mandat të përhershëm në Akademinë e Shkencave. Ai s’ka nevojë të vijë, ju ka ju këtu, kartonët jeshilë dhe ju votoni. Tani çfarë interesi publik kanë të 3 këta ligje?”, tha Bardhi.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi se po zhbëhet Kushtetuta, teksa tha se maxhoranca po e kthen Kuvendin në “fabrikë ligjesh siç i do kryeministri”.

Ku Kuvend zhbën Kushtetutën, zhbën të drejtat e qytetarëve. Keni ndryshuar rregullat në mënyrë brutale që të bëni çfarë të doni juu. E keni kthyer Kuvendin në fabrikë ligjesh siç i do kryeministri. Nuk merrni parasysh të drejtën e studentëve. Ka gjë më urgjente se interpelanca dhe mocioni me debat?”, tha Bylykbashi.

Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare pritet të votohet edhe në lidhje me dy projektligje shumë të diskutuara, për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe për studimet në mjekësi. Po ashtu, me kërkesë të maxhorancës, u shtua në rendin e ditës edhe votimi për projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.