Kuvendi shkarkon sot dy anëtarët e KLD-së
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të miratojë shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë(KLD), Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
Fillimisht, deputetët do të miratojnë raportin përfundimtar të komisionit hetimor, i cili i propozon Kuvendit shkarkimin nga detyra të anëtarëve, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, për shkak të shkeljeve kushtetuese e ligjore të evidentuara në këtë raport.
Gjithashtu, seanca e sotme plenare ka në rend dite dhe diskutimin e disa pr/ligjeve, ndërsa në fund të saj janë parashikuar dy interpelanca.
Ministri i Mjedisit është thirrur nga deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, për të raportuar mbi gjendjen aktuale dhe strategjinë e trajtimit të mbeturinave urbane në vend, ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto do të raportojë për ecurinë e investimeve dhe sinjalistikën rrugore, me kërkesën e deputetit Gledjon Rehovica.