Politika

Kuvendi voton sot anëtarët e Autoritetit që do të hapë Dosjet

Kuvendi pritet të miratojë të enjten pesë kandidaturat e propozuara për anëtarë të Autoritetit për Informim për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, duke i celur rrugën zbatimit te ligjit “Për hapjen e dosjeve”.

Komisioni i Ligjeve i ka përcjellë seancës për votim kandidaturën e Daut Gumenit, e propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politike dhe e mbështetur nga grupi parlamentar i PS-së dhe kandidaturën e Simon Mirakajt, e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe e mbështetur grupi i PD-së.

Kandidaturat që propozohet nga Kuvendit janë tre: ajo e Altin Hoxhës, e propozuar nga grupi i LSI-së, kandidatura e Maringlen Kasmit, e propozuar nga grupi i PS-së dhe kandidatura e tretë është e Selami Zallit, e propozuar nga grupi i PD-së. Nga pesë kandidatët, qe kanë marrë mbështetjen e 28 deputetëve, do të përzgjidhen katër, te cilet, bashkë me Gentiana Sulen e propozuar nga qeveria në qershor 2015, me miratimin sot ne parlament, do të jenë njerëzit që do nisin zbatimin e ligjit të dosjeve, i kaluar nga Kuvendi në prill 2015.
Seanca e sotme do të votojë dhe anëtarin e ri të KQZ-se, post i mbetur vakant pas doreheqjes së Denar Bibës, i zgjedhur kryetar i ketij institucioni. Për këte post garojnë dy kandidate, Bledar Skenderi dhe Erik Skendaj.
‘Kodi hekurudhor’ është i vetmi projektligj i parashikuar për diskutim në séance.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button