☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,770 ▲2.31%
DOW 47,812 ▲2.63%
NASDAQ 22,636 ▲2.81%
NAFTA 92.63 ▼17.99%
ARI 4,808 ▲2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,504 ▲ +4.99% ETH $2,228 ▲ +7.38% XRP $1.3673 ▲ +4.85% SOL $83.5600 ▲ +5.81%
S&P 500 6,770 ▲2.31 % DOW 47,812 ▲2.63 % NASDAQ 22,636 ▲2.81 % NAFTA 92.63 ▼17.99 % ARI 4,808 ▲2.64 % S&P 500 6,770 ▲2.31 % DOW 47,812 ▲2.63 % NASDAQ 22,636 ▲2.81 % NAFTA 92.63 ▼17.99 % ARI 4,808 ▲2.64 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi zgjedh sot dy anëtarët e KLD-së dhe kreun e AMA-s

salla-e-kuvendit7-504x350Kuvendi në seancën e sotme plenare ka një rend të ngjeshur dite, ku ndër të tjera spikat zgjedhja e zyrtarëve të rinj në disa institucione të rëndësishme.
Krahas disa pr/ligjeve, si ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore” dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve, parlamenti do të votojë edhe pr/vendimin për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Dy kandidatët do të zëvendësojnë në Këshill anëtarët e shkarkuar një javë më parë nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
Deputetët sot pritet të votojnë gjithashtu edhe zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s, si dhe zgjedhjen e komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.
Një tjetër pikë me interes e punimeve të sotme në Kuvend është dhe votimi i dy dekreteve të Presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë, ku janë propozuar kandidaturat e Elona Stavrit dhe e Sokol Ngresit. Të dy dekretet u rrëzuan dy ditë më parë nga komisioni i Ligjeve, pasi mazhoranca argumenton se Kreu i shtetit, sikurse ka ndodhur dhe më parë, nuk ka respektuar procedurën e konsultimit me Kuvendin, para se të kandidatët në parlament.
Një tjetër pikë me interes është dhe pr/vendimi “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.