Politika

KVV: 5 muaj nga zgjedhjet lokale, kuadri ligjor ende i paplotë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se, megjithëse duhen vetëm 5 muaj para zgjedhjeve vendore, kuadri ligjor për këto zgjedhje nuk është ende i plotë dhe KQZ ende ka vakancë.

78393Një nga pikat që bashkëdrejtuesit e Koalicionit Premti Goga, Gerta Meta dhe Raimonda Prifti u ndalën ishte edhe dialogimi i politikës për reformën zgjedhore.

Drejtuesit gjithashtu bënë me dije edhe një sërë problematikash të tjera në prag të zgjedhjeve 2015, ku fokusi kryesor ishte përfaqësimi i grave në politikë, votimi i emigrantëve, por edhe njoftimi i votuesve.

“Kuadri ligjor për zgjedhjet lokale është i paplotë. KQZ është ende e paplotë 5 muaj para zgjedhjeve. Përfaqësimi i grave në politikë është ende sfidë. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve s’është zbatuar”, tha Gerta Meta.

Në lidhje me votimin e emigrantëve, bashkëdrejtuesit e KVV-së u shprehën se kanë këmbëngulur që qmigrantët duhet të votojnë në vendet ku jetojnë, dhe për këtë duhet t’u krijohen kushtet e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button