🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,712 ▲0.28%
DOW 52,445 ▲0.92%
NASDAQ 26,445 ▲0.05%
NAFTA 98.05 ▼0.5%
ARI 4,142 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,698 ▲ +0.84% ETH $2,447 ▲ +1.84% XRP $1.3257 ▲ +1.81% SOL $106.3100 ▲ +1.72%
S&P 500 7,712 ▲0.28 % DOW 52,445 ▲0.92 % NASDAQ 26,445 ▲0.05 % NAFTA 98.05 ▼0.5 % ARI 4,142 ▼0.43 % S&P 500 7,712 ▲0.28 % DOW 52,445 ▲0.92 % NASDAQ 26,445 ▲0.05 % NAFTA 98.05 ▼0.5 % ARI 4,142 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
roze

Kylie Jenner përballet me kritika pas sfilatës, Kendall i del në mbrojtje motrës

Kylie Jenner përballet me kritika pas sfilatës, Kendall i del në

Kylie Jenner bëri debutimin e saj në sfilatën e famshme të të brendshmeve më 18 tetor, në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen me një krijim luksoz të mbuluar me diamante.

Reçipetat, të realizuara në bashkëpunim me shtëpinë e njohur të bizhuterive Jacob & Co., përmbajnë 4 410 diamante natyrale, ndërsa në qendër spikat një diamant i verdhë prej 75.54 karatësh, me vlerë të raportuar prej 22 milionë dollarësh.

Por, përtej shkëlqimit dhe luksit, ishte pikërisht vendimi i markës për t’ia besuar këtë veshje Kylie-t që shkaktoi debat të madh. Shumë ndjekës të Victoria’s Secret shprehën pakënaqësinë e tyre, duke vënë në pikëpyetje arsyen përse një personazh i famshëm, që nuk kishte sfiluar më parë për markën, u përzgjodh për të veshur krijimin më të veçantë të mbrëmjes.

Për vite me radhë, “Fantasy Bra” është konsideruar një prej nderimeve më të mëdha për modelet e Victoria’s Secret, duke u veshur nga emra të njohur të industrisë si Heidi Klum, Tyra Banks, Gisele Bündchen dhe Adriana Lima.

Këtë herë, tradita ndryshoi. Kylie u bë personi i parë që nuk ishte një “Angel” i Victoria’s Secret dhe që veshi këtë krijim ikonik në pasarelë.

Në rrjetet sociale, disa fansa e cilësuan vendimin të padrejtë ndaj modeleve që kanë punuar prej vitesh me markën. Të tjerë kritikuan faktin që fama dhe ndikimi në rrjetet sociale duket se po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e modës.

Megjithatë, drejtuesit e Victoria’s Secret e kanë mbrojtur zgjedhjen, duke argumentuar se Kylie ka një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën pop dhe përfaqëson një figurë që shkon përtej modës tradicionale.

Ndërkohë që në rrjet shpërthyen kritikat, Kendall Jenner tregoi se nuk ka asnjë rivalitet me motrën e saj më të vogël. Supermodelja, e cila ka sfiluar për Victoria’s Secret në vitet 2015, 2016 dhe 2018, nuk ishte e pranishme në edicionin e këtij viti. Megjithatë, ajo reagoi në rrjetet sociale ndaj videos së publikuar nga Kylie pas sfilatës, duke e komplimentuar me fjalët: “Një grua e mrekullueshme!!!”.

Sipas raportimeve mediatike, Kendall e kishte mbështetur motrën edhe përpara daljes së saj në pasarelë, duke i dhënë disa këshilla për përvojën e saj të parë me markën. Kështu, ndërsa zgjedhja e Kylie-t vazhdon të ndajë opinionin publik, brenda familjes Jenner duket se mbështetja është e plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.