Politika

Laboratori i drogës- Halimi: Prokuroria rrëzoi pretendimet e qeverisë

Partia Demokratike akuzon qeverinë jo vetëm për lidhjet me trafikun e drogës, por se ajo nuk po bën transparencë për laboratoritn e drogës, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda i rrëzoi pretendimet e saj.

Eduard_Halimi17janarDeputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, gjatë një deklarate për mediat të shtunën u shpreh se “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar se aksioni u krye nga ky institucion në bashkëpunim me partnerët gjermanë që sollën informacionin dhe se qeverisë i mbetet të përgjigjet për ngritjen e fabrikës dhe lidhjet e trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë”.

“Gënjeshtrat e qeverisë dhe ministrit të saj dhe propozimet e tyre qesharake në përpjekje të dëshpëruara për të dalë nga sikleti i zbulimit të laboratorit më të madh të kokainës në Ballkan, u hodhën poshtë zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Siç është bërë tashmë publike, gjithçka nisi nga informacioni i partnerëve europianë dhe më tej ishte kjo prokurori që në bashkëpunim me kolegët gjermanë vazhduan hetimin deri sa e finalizuan me operacionin policor”, u shpreh Halimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button