Politika

Laboratori i kokainës, Rama: Ermal Hoxha është askushi, nuk ka lidhje me politikën

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung” ka thënë se qeveria është e vendosur në luftën e saj kundër korrupsionit dhe e sheh vendin në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

Rama mes të tjerash, pyetjes së gazetarit për një lidhje politike të Ermal Hoxhës me biznesin e drogës në Shqipëri, iu përgjigj se kjo çështje nuk ka dimension politik.

Rama ka theksuar se bashkëpunimi i Shqipërisë me Gjermaninë në fushën energjetike është shumë i rëndësishëm.”Ne jemi të bindur se Shqipëria, investitorëve të huaj iu ofron mundësi të mrekullueshme: në biznesin e naftës dhe gazit, turizmin, industrinë e prodhimit dhe me portet tona detare”.

“Detyra jonë është për të ndërtuar institucione të forta. Ky është parakusht për një shtet modern, vetëm përmes tyre mund të jemi të imunizuar ndaj korrupsionit endemik dhe ryshfetit. Ne kemi suksese afatshkurtra të arritura në luftën kundër prodhimit të paligjshëm të drogës dhe trafikimit. Ne do të kthejmë rendin dhe ligjin në këtë vend. Progresi është njohur edhe nga Komisioni Evropian, dhe ato janë pasqyruar në raportet e tyre”, – vazhdoi Rama.

I pyetur mbi zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë nga policia shqiptare, ku mes të arrestuarve është edhe nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, Rama iu përgjigj: “Ky rast nuk ka dimension politik. Nipi i Enver Hoxhës është një askush. Enver Hoxha, regjimi i tij dhe komunizmi janë e kaluara e gjatë. Rasti është thjesht një provë goditëse e vullnetit tonë për të luftuar krimin e drogës në Shqipëri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button