🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Teuta-Vora në RTSH, Bellaj: Jam i kënaqur me reagimin, penalltia në fund nuk ekziston

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas humbjes 2-0 përballë Teutës. Tekniku deklaron se i ka pëlqyer reagimi i skuadrës, pranon kalendari i Vorës ka qenë i vështirë në këto 4 javë dhe thekson se penalltia e Teutës nuk ekziston.

“Thjesht nuk mund të them se ishim më kërkues në pjesën e dytë, si Teuta, kishte minutat e saj në pjesën e parë ku na mbajti në portë, nuk ndodhi në pjesën e dytë kur ne morëm kontrollin. Nuk shënojmë, krijuam raste. Megjithatë, përgëzoj djemtë për reagimin që kishim pas asaj humbjeje të rëndë në këtë lojë që treguam sot, duke reaguar mirë, treguam situata, duke dalë në lojën tonë siç ishim në pjesën e dytë. Mund t’i shohim njëlloj të gjithë ekipet se në këtë vit diferencat do të jenë të njëjtat.

Besoj se kishim një kalendar të vështirë me një ndeshje e brenda, i kemi parë ekipet e Superiores, kundërshtarët direkt dhe ekipet e tjera. Mendoj se kemi ekip që të mundim ekipet që janë në mes të tabelës dhe ata t’i kryesojmë në fushën tonë. Jam i kënaqur me reagimin.

Për mua ishte 1-0, se ajo penallti në fund nuk ekziston. Nuk ka penallti fare, fare, fare, fare, fare. Nuk ekziston. Jo VAR, por të futet kush të dojë, nuk ka lidhje fare. Nëse VAR-i nuk ka pamje, nëse nuk e kanë të qartë, pastaj ndërhyn VAR-i. Të gjejnë mënyrë që të vënë VAR-in me pamje pastaj, të vënë 100 kamera. Por për mua nuk qe, se është edhe distancë shumë e afërte futbollistit, është pothuajse gjysmë metri. Nga këto distanca, nga çfarë kam parë, nuk ka qenë penallti. Mund të gabojë, por në momentin kur nuk mund të ndihmojë VAR-i… Thjesht më erdhi keq, se 1-0 ishte ndeshje e luftuar, ndërsa 2-0 tregon sikur nuk treguam asgjë. Kjo më vjen keq, se është edhe morale për ne që luajmë për objektiva të ndryshëm nga Teuta”, ka thënë mes të tjerash Bellaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.