🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▲0.3%
DOW 52,025 ▼0.13%
NASDAQ 26,159 ▲0.68%
NAFTA 102.86 ▼2.81%
ARI 4,388 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,601 ▼ -0.36% ETH $2,386 ▼ -0.62% XRP $1.2652 ▼ -8.22% SOL $96.8700 ▼ -1.68%
S&P 500 7,609 ▲0.3 % DOW 52,025 ▼0.13 % NASDAQ 26,159 ▲0.68 % NAFTA 102.86 ▼2.81 % ARI 4,388 ▲1.26 % S&P 500 7,609 ▲0.3 % DOW 52,025 ▼0.13 % NASDAQ 26,159 ▲0.68 % NAFTA 102.86 ▼2.81 % ARI 4,388 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Sporti

Lajme të këqija për Juventusin, Atletico Madrid hyn në garë për Bernardo Silvën

Simeone ka një plan, “Colchoneros” duan ta bëjnë 31-vjeçarin liderin e ri të skuadrës, pas largimit të Griezmann. Fabian Ruiz e Salah alternative për bardhezinjtë.

Lajme të këqija vijnë nga Spanja për Juventusin. Atletico Madrid i trajnerit Simeone ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Bernardo Silvës, objektiv parësor i merkatos bardhezi. Lajmi zbulohet nga “Marca”, që jep edhe disa detaje të projektit që “Colchoners” kanë për portugezin.

Në idetë e Simeones, 31-vjeçari do të ishte lideri i ri i skuadrës spanjolle, duke marrë kështu vendin e Antoine Griezmann, i cili është gati të nisë aventurën me Orlando City në SHBA.

Bernardo Silva largohet nga Manchester City me parametro zero pas 9 vitesh. Ai është një shtyllë e Portugalisë në Botëror. Përveç kualitetit, ka edhe aftësinë të luajë në disa role, në të dy krahët dhe pas sulmuesit kryesor. Me “Citizens” numëron 77 gola dhe 76 asiste në 459 ndeshje.

Numra domethënës, prandaj dhe Juventusi e kishte përparësi të merkatos së verës. Klubi ka lëvizur prej kohësh me agjentin e njohur Jorge Mendes, ndërsa tani, futja në garë e Atletico Madrid dhe mungesa e mundshme e Juventsit në Champions League, e kanë komplikuar këtë pistë.

Nëse Bernardo Silva zgjedh një tjetër skuadër, Juventusi do të tentojë lojtarë të tjerë. Në listë janë emra si Mateo Kovacic, që pritet të largohet nga Manchester City, por edhe Mohamed Salah. Egjiptianit i skadon kontrata në 2027-ën, ashtu si dhe Fabian Ruiz të PSG-së. Një tjetër alternativë është edhe Brahim Diaz i Real Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.