☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.12 ▼0.44%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,172 ▼ -5.22% ETH $2,239 ▼ -7.38% XRP $1.1991 ▼ -9.12% SOL $90.1300 ▼ -6.76%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.12 ▼0.44 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.12 ▼0.44 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë, të cilat sipas opozitës kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se qeveria po përdor rendin publik si justifikim për të kufizuar një të drejtë themelore kushtetuese, ndërsa akuzoi Policinë për tejkalim të kompetencave .Sipas tij, aktet e kundërshtuara krijojnë mekanizma që mund të frikësojnë qytetarët përmes ndalimeve, gjobave dhe kufizimeve që ai i cilësoi arbitrare.

“Qeveria po përdor rendin publik si alibi për të kufizuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Policia nuk mund të jetë njëkohësisht polici, prokurori dhe gjykatë. Ajo nuk mund të marrë kompetenca që Kushtetuta ia rezervon pushtetit gjyqësor. Qeveria po krijon mekanizma për të frikësuar qytetarët që protestojnë, duke i ekspozuar ndaj ndalimeve, gjobave dhe kufizimeve arbitrare. Kritika ndaj qeverisë dhe thirrja për protestë nuk mund të trajtohen si nxitje e dhunës. Liria e shprehjes nuk mund të vihet nën kontrollin e Policisë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi theksoi gjithashtu se përgjegjësia për çdo shkelje duhet të jetë individuale dhe se organizatorët nuk mund të ndëshkohen për veprime që nuk i kanë kryer apo nxitur.

“Përgjegjësia në një shtet të së drejtës është individuale. Nuk mund të ndëshkohen organizatorët për veprime që nuk i kanë kryer, urdhëruar apo nxitur. Qeveria po cenon lirinë për të protestuar, lirinë e shprehjes dhe lirinë për të pasur mendime e qëndrime kundërshtuese”, tha ai.

Krahas ankimit në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike ka kërkuar edhe thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për të dhënë shpjegime lidhur me trajtimin e protestuesve. Ai u bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë, duke theksuar se protesta paqësore duhet të garantohet dhe mbrohet.

“Kemi kërkuar thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për të dhënë llogari për dhunën policore dhe ndëshkimin e protestuesve paqësorë. Asnjë pushtet nuk qëndron mbi Kushtetutën. Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet garantuar dhe mbrojtur, jo ndëshkuar. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë. Po cenohen shtyllat themelore të demokracisë”, theksoi Bardhi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.