☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,545 ▼0.37%
DOW 52,656 ▼0%
NASDAQ 26,000 ▼1.03%
NAFTA 79.01 ▼0.14%
ARI 4,004 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,477 ▼ -1.02% ETH $1,876 ▼ -2.32% XRP $1.1113 ▼ -0.69% SOL $76.3000 ▼ -1.66%
S&P 500 7,545 ▼0.37 % DOW 52,656 ▼0 % NASDAQ 26,000 ▼1.03 % NAFTA 79.01 ▼0.14 % ARI 4,004 ▼1.17 % S&P 500 7,545 ▼0.37 % DOW 52,656 ▼0 % NASDAQ 26,000 ▼1.03 % NAFTA 79.01 ▼0.14 % ARI 4,004 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kronika

Lamallari zbulon si do të funksionojë “Smart City”: Çdo shkelje do të kthehet në alarm për patrullat e Policisë!

U prezantua sot Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, partnerë e të ftuar, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi se “Smart City” nuk është thjesht një projekt kamerash, por një ekosistem i integruar teknologjik që transformon mënyrën se si parandalohet dhe menaxhohet rreziku në kohë reale.

“Qendra e Komandës dhe Kontrollit ngrihet dhe qëndron nga sot, në zemër të një filozofie dhe qasjeje të re të qeverisë shqiptare për sigurinë publike. Programi ‘Smart City’ nuk është thjesht një projekt kamerash. Kush e sheh kështu, ose e zvogëlon me dashje, ose nuk e ka kuptuar ende dimensionin e tij,” u shpreh ministri.

Lamallari shpjegoi se sistemi bazohet në 3 komponentë të integruar: burimet e informacionit të shpërndara në territor, platformën e centralizuar të komandës dhe kontrollit, si dhe inteligjencën artificiale që analizon në kohë reale të dhënat e mbledhura. Sipas tij, sistemi përpunon informacionin e ardhur nga 873 lokacione operative, të shpërndara në 12 Drejtori Vendore të Policisë, 24 qytete kryesore, 28 pika të kalimit kufitar dhe 20 shkolla në qytetin e Tiranës, duke mundësuar reagim të menjëhershëm ndaj çdo rreziku të mundshëm.

“Çdo sjellje potencialisht e rrezikshme apo në shkelje të normave ligjore detektohet përmes inteligjencës artificiale dhe merr formën e një ‘alerti’ pikërisht këtu në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit, për t’u ndarë menjëherë me patrullën më të afërt në territor. Sistemi është projektuar të evidentojë, analizojë dhe paralajmërojë në kohë reale, duke mundësuar një reagim proaktiv dhe parandalues,” deklaroi ministri.

Duke folur për zbatimin e fazës së parë të projektit, Lamallari theksoi se nisja me 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është një zgjedhje me rëndësi strategjike.

“Nuk është e rastësishme që këtë projekt, i cili është me plot kuptimin e fjalës një kapërcim epokal në garantimin e sigurisë në Shqipëri, e nisim me 20 shkollat më të frekuentuara të kryeqytetit. Siguria e një vendi nuk matet vetëm me statistikat e luftës kundër krimit, por edhe me aftësinë reale për të mbrojtur fëmijët tanë,” tha ai.

Ministri nënvizoi se shkolla duhet të mbetet një mjedis i sigurt për nxënësit, ku fokusi i vetëm të jetë edukimi dhe zhvillimi i tyre.

“Për ne, shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mendojnë vetëm për dijen, prindërit të ndihen të qetë për fëmijët e tyre dhe institucionet të ofrojnë një shërbim të denjë për Shqipërinë evropiane,” u shpreh Lamallari.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e fazës së parë të projektit, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit gjatë gjithë procesit.

“Sot është momenti i duhur për të shprehur mirënjohjen time në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj vizionit politik, vullnetit për ta bërë këtë projekt realitet dhe mbështetjes këmbëngulëse të Kryeministrit përballë çdo pengese dhe skepticizmi ndaj inovacionit,” përfundoi ministri Besfort Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.