Lame: Ndërtimet e pas viti ‘09, në proçes legalizimi
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisi diskuton në mbledhjen e së hënës, projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje””.
Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, i pranishëm në këtë mbledhje u shpreh se, në proçes llegalizimi përfshihen dhe ndërtimet e pas vitit 2009. Nga këto ndryshime të ligjit për legalizimet, përfitojnë rreth 60 mijë ndërtime informale të bëra pas vitit 2009.
Sipas kreut të ALUIZNI-t Lame, ky ligji u ndryshua pasi edhe një vit më parë u diskutua si problematike çeshtja e ndërtimeve të pas 2009.
“Në ligjin e vitit 2008 ndërtimi pa leje konsiderohet vepër penale ndaj ndërtimet e pas 2009 çka solli lënien jashtë procesit të tyre. Ne kemi bërë analizë të problemit dhe rezulton se janë rreth 60 mijë ndërtime të tilla. Me këtë nismë zgjidhim këtë problem”, u shpreh Lame.