Ekonomia

Lame: Vetëdeklarimi i ndërtimeve pa leje shtyhet deri më 31 janar 2015

Drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit e Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Artan Lame, deklaroi sot se afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje shtyhet deri më 31 janar 2015.
Drejtori-i-Agjencisë-së-Legalizimit-Artan-Lame-Foto-Agim-Dobi-2Në një konferencë për shtyp, Lame theksoi se “e bëjmë këtë shtyrje për disa arsye; për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizmimeve, pasi ditët e fundit janë kthyer në atdhe në mënyrë masive mijëra emigrantë, një pjesë e të cilëve kanë probleme me legalizimin. Nëpërmjet shtyrjes së këtij afati deri në 31 janar, u japim mundësi atyre që qetësisht të bëhen pjesë edhe ata të kësaj reforme”.
“Dua të informoj emigrantët dhe familjarët e tyre këtu, se ALUIZNI është duke hartuar një program për mundësimin e kryerjes së procedurave të vetëdeklarimit dhe të disa procedurave të tjera të legalizimit, direkt përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre”, u shpreh Lame.
Sipas Lames, rishikimi i ligjit të legalizimeve, miratuar në qershor të këtij viti, parashikonte edhe hapjen e një fushate të re për vetëdeklarimet. “Kjo, si një mundësi e fundit për qytetarët që, mbi bazën edhe të premtimit programor të qeverisë shqiptare, të kishin mundësi të përfshiheshin në reformën e legalizimit dhe urbanizimit të shtëpive të tyre”, tha Lame.
Kreu i ALUIZNI-it theksoi se “që prej datës 10 shtator të këtij viti deri tani i janë përgjigjur ftesës sonë deri në rang republike 72.000 qytetarë të tjerë, të cilët i shtohen shifrës prej 270 mijëve vetdeklarimeve të deritanishme, të bëra që nga viti 2005 deri në vitin 2013″.
“Sot është data 26 dhjetor dhe sipas informacioneve nga terreni, të gjitha sportelet e drejtorive tona rajonale janë plot me qytetarë të cilët presin me durim të kryejnë procedurën fillestare të vetdeklarimit. Në këto kushte, pasi u diskutua me Kryeministrin, u vendos që afati i vetdeklarimeve të ndërtimeve pa leje, të shtyhet nga 31 dhjetori 2014 për në 31 janar 2015″.
Shtyrja e afatit , shtoi Lame, do të ulte presionin mbi sportelet tona, duke krijuar më tepër mundësi për një shërbim më cilësor qytetarët, pasi do të dëshironim që këto ditë të fund-vitit, më mirë t’i kalonin me përgatitjen e festave, sesa në rradhët e ALUIZNI-t.
“14 Drejtoritë Rajonale dhe të 11 sportelet shtesë të hapura prej nesh nëpër qytete, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për kryerjen e procedurave të vetdeklarimt, deri në 31 janar 2015. Përfitoj nga rasti të sqaroj qytetarët që ata që kanë vetdeklaruar një herë gjatë këtyre viteve, nuk duhet të vetdeklarojnë rishtaz, sepse është vlefshëm dokumentacioni që kanë depozituar një herë. Gjithashtu, do t’i ftoja qytetarët që në këto ditë fundviti dhe në ditët e para të Vitit të Ri, t’u lënë mundësi më tepër emigrantëve, të cilëve u duhet të kthehen në vendet e tyre të punës”, nënvizoi Lame.
Drejtori i ALUIZNI-it, Lame, u shpreh gjtihashtu se “tashmë jemi të gjithë dëshmitarë të faktit se qeveria shqiptare po merr një sërë masash për disiplinimin e situatës urbane në vend. Para disa ditësh në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Kodin Penal, midis të cilëve edhe ai që i kthen ndërtimet pa leje në vepër penale të dënueshme deri në 3 vjet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button