☁️
Tiranë 22°C · Vranët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 100.93 ▼0.09%
ARI 4,554 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,459 ▼ -1.2% ETH $2,145 ▼ -2.14% XRP $1.3946 ▼ -2.01% SOL $85.3300 ▼ -1.82%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 100.93 ▼0.09 % ARI 4,554 ▼0.18 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 100.93 ▼0.09 % ARI 4,554 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

​Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike sot ka lansuar Platformën e Trajnimeve Për Siguri Kibernetike Për Shërbyesit Civil.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu deklaroi se kjo platformë synon forcimin e sigurisë kibernetike.

Sipas tij, siguria kibernetike kërkon qasje mbarë shoqërore për mbrojtjen kibernetike të vendit.

“Sulmet kibernetike sot janë ndër rreziqet me rritjen më të shpejt në nivel global, raportet ndërkombëtare në mënyrë konsistente tregojnë se sulmet dhe vjedhja e kredencialeve vazhdojnë nga viti në vit duke shkaktuar dëme me miliarda euro dhe duke prekur institucionet publike, kompanitë private por edhe qytetarët… Programi i trajnimeve që po lansojmë sot synon pikërisht forcimin e këtij dimensioni njerëzor të sigurisë kibernetike. Programi ofron njohuri bazike por edhe praktike për shërbyesit civil në përgjithësi, por edhe module të veçanta për menaxherët në administratën publike”, deklaroi ai.

I ngarkuari me punë në Administratën e Lukxemburgut, Eric Dietz tha se mbesin të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën në krijimin e një administrate publike të sigurt.

“Asnjë sistem digjital nuk mund të jetë i sigurt pa profesionistë të aftë që kuptojnë rreziqet, mbrojnë informacionet e ndjeshme dhe reagojnë në mënyrë efektive ndaj kërcënimeve në zhvillim. Shërbyesit civil luajnë rol qendror në këtë përpjekje ata janë roje të besimit qytetar dhe administratës digjitale. Për këtë arsye investime në njerëz, me aftësi dhe njohuri është esenciale. Në këtë program Luksemburgu ka mbështetur IKAP në zhvillimin e një modeli të trajnimit online për siguri kibernetike të përshtatur për nevojat e institucioneve të Kosovës dhe administratës publike i cili do të mbështes të gjithë shërbyesit civil në Kosovë me aftësi praktike për të mbrojtur e për të përforcuar mbrojtjen e të dhënave”, deklaroi ai.

Leart Zogiani, i cili e shpalosi këtë platformë tha se e njëjta është e thjeshtë dhe lehtë e kuptueshme.

“Gjithherë e më shumë secili nëpunës civil vihet më shumë në rrezik për shkak se pajisjet tona gjithherë e më tepër bëhen të qasshme nga palët e treta e në forma të ndryshme. Mbi 15 mijë nëpunës civil çdo herë e më shumë ekspozohen nga rreziqeve të tilla. Për të provuar për të eliminuar këtë lloj të problemit ne kemi dizajnuar trajnimi për siguri kibernetike i cili i ka tri shtylla kryesore ka trajnimin për nëpunës civil, ,trajnimi për vendimmarrës, trajnimet për trajner dhe të gjithë në fund marrin certifikatën”, u shpreh ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.