🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.86 ▼0.69%
ARI 4,204 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,095 ▼ -1.07% ETH $2,487 ▼ -3.32% XRP $1.3942 ▼ -2.02% SOL $110.0400 ▼ -5.2%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
La Liga

Largohet pas 23 vitesh, me 27 trofe të fituar. Dani Carvajal, legjendë vërtetë e Real Madridit

Real Madridi ka bërë zyrtar largimin e kapitenit Dani Carvajal, duke mbyllur një epokë historike me fanellën “Los Blancos”. Klubi madrilen njoftoi se palët kanë rënë dakord t’i japin fund bashkëpunimit pas një rruge të jashtëzakonshme 23-vjeçare; 10 sezone në akademi dhe 13 me ekipin e parë. Carvajal largohet si një nga legjendat më të mëdha të klubit dhe futbollit botëror. Ai është një nga vetëm 5 lojtarët në histori që e kanë fituar 6 herë Champions League.

Me Realin, mbrojtësi spanjoll fitoi 27 trofe: 6 Champions League, 6 Botërorë Klubesh, 5 Superkupa Europe, 4 tituj në La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës. Në total zhvilloi 450 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Në nivel individual, ai u përfshi në formacionin më të mirë të “FIFPro 2024”, fitoi çmimin “The Best” për formacionin e vitit dhe u shpall lojtari më i mirë i finales së Champions-it 2024, ku realizoi edhe gol.

Me kombëtaren e Spanjës numëron 51 ndeshje, duke fituar “Euro 2024” dhe Ligën e Kombeve 2023. Presidenti Florentino Perez deklaroi: “Dani Carvajal është një legjendë dhe simbol i Real Madridit. Ai ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit në mënyrë shembullore. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”. “Santiago Bernabeu” do ta nderojë Carvajal këtë të shtunë në ndeshjen e fundit të sezonit në kampionat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.