Bota

Lavrov: Mos e nënvlerësoni rrezikun e luftës bërthamore, krahasimi me krizën e raketave kubane

Rusia i është kthyer kërcënimeve për luftë bërthamore duke insistuar që ato të merren seriozisht, ndërsa paralajmëroi se armët konvencionale perëndimore do të jenë shënjestra legjitime në lindje të Ukrainës, ku është spostuar fushata ushtarake e Moskës.
“Rreziku tani është i konsiderueshëm”, tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov në televizionin rus sipas një transkriptimi të intervistës, i postuar në website-n e kësaj ministrie. “Unë nuk do të doja t’i rrisja ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin një gjë të tillë.

Megjithatë, duhet thënë se rreziku është serioz, është real. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar”, ishte komenti i Lavrov pasi u pyet Lavrov ishte pyetur për rëndësinë e shmangies së Luftës së Tretë Botërore dhe nëse situata aktuale mund të krahasohet  me krizën e raketave Kubane të vitit 1962, që shënoi pikën më të ulët në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik dhe njw afrim tw rrezikshwm me luftwn atomike.

Gjatë krizës së Kubës ka pasur një kanal komunikimi, të cilit liderët e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA i besonin, sipas Lavrov. Sot nuk e kemi një kanal të tillë dhe askush nuk përpiqet ta krijojë atë., shprehet ai. Por paralajmërim i kryediplomatit rus tingëllon si dëshpërim në veshët e ministrit të jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba.

Fakti që Rusia kërcënon me atë që duhet të ishte arma e vet më e fundit, dëshmon qartë sipas tij, se Moska e ka humbur tashmë  “shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështeste Ukrainën”. Kjo, u shpreh Kuleba pas intervistës së Lavrov, do të thotë vetëm një gjë: Moska tashmë po e ndjen realisht humbjen! Gjatë një vizite në Kiev të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin premtuan edhe më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Sekretarët Blinken dhe Austin njoftuan një total prej 713 milionë dollarësh ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere. Rreth 322 milionë dollarë janë caktuar për vetë Ukrainën. Pentagoni tha se paketa mund të përfshijë municion artilerie, tanke dhe granatahedhës. 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar sakaq për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button