⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.30 ▼0.75%
ARI 4,492 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,392 ▼ -5.48% ETH $1,768 ▼ -5.68% XRP $1.1632 ▼ -6.18% SOL $68.4800 ▼ -8.71%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.30 ▼0.75 % ARI 4,492 ▲0.56 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.30 ▼0.75 % ARI 4,492 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

LDK dënon “dhunën e sotme politike”, reagon për incidentin në Skenderaj mes Lushtakut dhe Mehanit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar atë që e ka quajtur “dhunë e sotme politike”, duke shprehur shqetësim për, siç thuhet, klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe “terrorizmit digjital” që po e rëndojnë debatin publik në vend.

Reagimi i LDK-së vjen pas incidentit të ndodhur në Skenderaj, ku ndodhi një incident mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

LDK, megjithatë, në reagimin e saj nuk i ka përmendur me emër palët e përfshira.

Në deklaratë, LDK thekson se retorika përçarëse dhe nxitëse e normalizuar në hapësirën publike dhe digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik, pasi, sipas saj, gjuha e urrejtjes rrit tensionet dhe cenon sigurinë publike.

“Retorika përçarëse, nxitëse dhe denigruese që është normalizuar në hapësirën publike e digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik. Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia opozitare vlerëson se mospajtimet politike duhet të mbeten brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për debat dhe garë të ideve, e jo për “linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik”.

“Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik”, thuhet më tej.

LDK u ka bërë thirrje akterëve politikë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike, në respektimin e kulturës së komunikimit publik dhe në mbrojtjen e rendit demokratik.

Në fund, LDK ka kërkuar që çdo akt dhune, gjuhë urrejtjeje dhe përpjekje për intimidim politik të refuzohet “qartë dhe pa ekuivok”, duke theksuar nevojën për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.