Lefter Koka: Përballem me Dukën në Durrës
Nëse ia kërkon Ilir Meta, Lefter Koka është gati të garojë për Bashkinë e Durrësit, post për të cilin rival mund të ketë Agron Dukën, me të cilin thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi.
“Nuk kam diskutuar asnjëherë të vetme me kryetarin e partisë dhe as strukturat. Vazhdoj të ushtroj me shumë dëshirë detyrën si Ministër i Mjedisit. Sigurisht nëse do më kërkohej nga zoti Meta, gjithçka mund të ndodhë, por do të më pëlqente të vazhdoja të drejtoja këtë ministri dhe të kisha rezultate konkrete në fund të mandatit. Nuk është konkflikt familjar. Zoti Duka është një personalitet i politikës shqiptare, një njeri që ka demonstruar gjatë jetës së tij se di të menaxhojë biznesin e tij privat, të bëjë mirë dhe shumë mirë shumë detyra të tjera funksionale dhe të kesh ambicie të drejtosh dhe një qytet si Durrësi është një vendim i rëndësishëm dhe një sfidë shumë e këndshme”, u shpreh Koka per OraNews.