Ekonomia

Legalizimet, Lame: Javën e ardhshme në Kuvend, ligji për ndërtimet pas vitit 2009

Javën e ardhshme nis në komisionet parlamentare shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim të ndërtimeve të bëra pas vitit 2009.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame shpërndau të shtunën leje legalizimi për njësitë 4, 8 dhe 9 në Tiranë, ku bëri të ditur se në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapësirë kohore.

“Ndërtimet e pas 2009-s, që deri sot nuk përfshihen në ligjin e legalizimeve, në një nga mbledhjet e javës tjetër në komisionet parlamentare nis shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim dhe ndërtimet e bëra pas 2009. Në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i pëfshin kjo hapësirë kohore”, tha Lame.

Një problematikë tjetër për kreun e ALUIZNI-t është edhe problemi i përfundimit të procesit të regjistrimit, në hipotekë. Kjo na pengon në dhënien e çertifikatave të pronësisë, tha Lame, por është thjesht çështje kohe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button