Politika

Leksion i hapur -Doda: Nismë e re për ligjin e hapjes së dosjeve dhe lustracionin

Kryetarja e Aleancës së Grave të Shqipërisë dhe deputete e PD-së, Mesila Doda, ka mbajtur një leksion në Albanian University me temë “Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracioni”.

doda000Në një postim në faqen e saj Facebook, Doda thote se “Shpreha falenderimin tim për peticionin e nënshkruar nga nobelistja Herta Muller, zevendëspresidentja e Parlamentit Europian, Lunacek, deputet të Bundestagut, intelektuale vendas dhe të huaj, që kërkojnë hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ashtu siç parashikon ligji që kemi dorëzuar tash dy muaj në Kuvendin e Shqipërise. Një falenderim i vecantë shkon për intelektualet tanë Lindita Arapi, Mark Marku, për punën e jashtëzakonshme që po bejnë në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar dhe suksesin e këtij peticioni”.

“Gjatë takimit shpjegova pasojat që sjell në sistemin e sotëm, në politike, drejtësi, administratë, diplomaci e siguri, mosndarja nga e kaluara politike kriminale. Ende eksponentët e regjimit të se kaluarës po mbajnë peng të ardhmen e vendit. Kjo nisme e re kërkon shmangien nga vendimmarrja të gjithë elementëve të krimit të djeshëm dhe të sotëm që vazhdojnë të mbajnë peng shoqërine shqiptare. Eksponentët e regjimit, spiunët, persekutorët, kriminelet, duhet të jenë jashtë politikës, jashte drejtësisë, jashtë administratës dhe diplomacisë”, thekson Doda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button