roze
“Leo zbukurohet gjithmonë e më shumë”
Kate Winslet mendon se Leonardo DiCaprio, me të cilin ka luajtur në filmin e famshëm “Titanic”, është një person bujar dhe se me kalimin e viteve bëhet më i bukur.
Në një intervistë të dhënë për revistën “People”, ajo është shprehur: “Ai është një person i fortë dhe shumë bujar. Ai është një mik i mirë jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që e rrethojnë. Ai akoma vazhdon të ruajë miqësinë me njerëz që i ka njohur tek Titanic”.
Aktorja ka shtuar gjithashtu se me kalimin e viteve ai ka ndryshuar pak, duke thënë: “Ai është një aktor më i fortë dhe gjithashtu ai sa vjen e bëhet më i bukur”.