☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,575 ▲0.45%
DOW 51,740 ▼0.47%
NASDAQ 25,406 ▲0.96%
NAFTA 95.63 ▼0.86%
ARI 3,939 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,692 ▲ +0.43% ETH $2,299 ▲ +1.51% XRP $1.2840 ▲ +2.89% SOL $93.5300 ▲ +0.7%
S&P 500 7,575 ▲0.45 % DOW 51,740 ▼0.47 % NASDAQ 25,406 ▲0.96 % NAFTA 95.63 ▼0.86 % ARI 3,939 ▼0.76 % S&P 500 7,575 ▲0.45 % DOW 51,740 ▼0.47 % NASDAQ 25,406 ▲0.96 % NAFTA 95.63 ▼0.86 % ARI 3,939 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

LETËRSI – Philippe Jaenada merr çmimin ”Goncourt” 2026

PARIS, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Çmimi ”Goncourt 2026” iu dha sot Philippe Jaenada për veprën “L’Inconnue du quai de Javel” (“Gruaja e panjohur e Quai de Javel”), në të cilën autori 62-vjeçar heton vrasjen e një gruaje të re nga Bretonia në fund të viteve 1940.

“Ai e bën të dukshme një grua që është bërë e padukshme, një viktimë, një viktimë të re së cilës policia i kushtoi pak vëmendje”, tha presidenti i ”Goncourt”, Philippe Claudel, për shtypin pasi shpalli fituesen.

Nëntë anëtarët e Akademisë i dhanë gjashtë vota Philippe Jaenada dhe tre Sylvain Prudhomme për veprën “De l’autre côté du lac” (“Në anën tjetër të liqenit”), një libër që ndjek udhëtimin e një fotografi që zhduket në male.

“Ndihem i gëzuar”, deklaroi fituesi me të mbërritur në restorantin ”Drouant” në Paris.

Philippe Jaenada pason kështu Laurent Mauvignier, i cili fitoi ”Goncourt” në vitin 2025 me “La Maison vide” (“Shtëpia e zbrazët”), i cili që atëherë është bërë një bestseller.

“Kur fiton një çmim letrar, është e mrekullueshme, është një gëzim. Sepse është një nga mënyrat e rëndësishme për të promovuar librin tënd, për të shitur libra dhe për të gjetur lexues”, tha Philippe Jaenada./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.