Maqedonia

Lëvizja Besa: Çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar

Lëvizja Besa në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni, edhe njëherë për opinionin ka sqaruar se bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë dhe se delegimin e saj e ka Këshilli Opozitar.

‘Ashtu siç kemi deklaruar zyrtarisht në konferencën për shtyp më 17 dhjetor të vitit 2015, Lëvizja BESA edhe një herë e rikonfirmon vendimin e Këshillit Qendror të saj se çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar dhe ne qëndrojmë palëkundur në këtë qëndrim. Çdo tentativë për ta penguar këtë vullnet për bashkëpunim opozitar përmes Këshillit Opozitar e konsiderojmë dashakeqe dhe pjesë të skenarëve të subjekteve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve’ thonë nga Lëvizja Besa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button