Politika

Lëvizja “Shqipëria mbi Partinë” e Ben Blushit mbërrin në Berat

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, duket se ka filluar të paraqes bindjet e tij, ku ai vendos para Shqipërinë se Partinë.

Nga Berati, ai ka prezantuar sot nismën e tij të re, të quajtur “Shqipëria mbi Partinë”.

Së bashku me Blushin, në Berat ishin të pranishëm edhe disa prej mbështetësve të tij, ku bije në sy deputetja Mimoza Hafizi, Marko Bello dhe socialistë të tjerë.

Gjatë fjalës të mbajtur para të pranishmëve, Blushi ka theksuar se do të vijojë të kërkojë atë që iu mohua me votë, duke iu referuar mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë në partinë Socialiste.

“Sot na mbledh në Berat dëshpërimi nga 25 vite pluralizëm. Jemi në Berat se sot ka më shumë korrupsion dhe papunësi. Shqipëria është sot një nga vendet më të korruptuara. PS erdhi në pushtet me premtimet për më shumë punë. 100 mijë shqiptarë kanë ikur jashtë”, tha Blushi.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button