☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.15%
DOW 52,079 ▲0.89%
NASDAQ 26,622 ▼0.27%
NAFTA 96.54 ▲2.81%
ARI 4,167 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,442 ▲ +0.58% ETH $2,445 ▲ +-0% XRP $1.3407 ▲ +0.37% SOL $106.1400 ▲ +1.05%
S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 % S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

LIBAN – Sulme ajrore dhe bombardime me artileri nga forcat izraelite

BEJRUT, 15 tetor /ATSH-AA/- Avionët luftarakë dhe artileria izraelite kanë goditur disa zona në jug të Libanit, ndërsa operacionet ushtarake vijojnë pavarësisht marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), një sulm ajror izraelit goditi dje qytetin Haddatha, në qarkun Bint Jbeil, duke plagosur dy persona, mes tyre një fëmijë katërvjeçar.

Më herët, artileria izraelite kishte goditur qytetet Mansouri dhe Majdal Zoun, ndërsa të shtënat me mitralozë kishin shënjestruar zonën Beit al-Sayyad.

Bombardime me artileri u raportuan gjithashtu në periferi të Haddathas dhe Baraachit, si dhe në disa zona të tjera të qarkut Bint Jbeil, sipas agjencisë libaneze.

Sulmet ndodhin në kuadër të ofensivës ushtarake izraelite ndaj Libanit, e nisur më 2 mars.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, ofensiva ka shkaktuar 4 386 viktima dhe 12 413 të plagosur.

Më 26 qershor, Libani dhe Izraeli nënshkruan në Uashington një marrëveshje kuadër, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila parashikon tërheqjen graduale të forcave izraelite nga territori libanez dhe vendosjen e ushtrisë libaneze në zonat e braktisura prej tyre.

Megjithatë, Izraeli ka vijuar sulmet edhe pas marrëveshjes dhe vazhdon të kontrollojë disa zona në territorin e Libanit, përfshirë territore që i mban nën kontroll prej shumë vitesh, si dhe zona të pushtuara gjatë operacioneve të fundit ushtarake. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.