LIBAN : Të paktën 6 viktima pas sulmeve ajrore izraelite
Të paktën gjashtë persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).
Sipas njoftimit, viktimat u regjistruan në qytetin Kfar Hatta dhe i përkisnin një familjeje të zhvendosur.
Në një tjetër sulm ajror në jug të vendit, të paktën tre persona të tjerë u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur herët në mëngjesin e së dielës, sipas të njëjtit burim.
Informacionet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ushtria izraelite nuk ka bërë menjëherë komente mbi këto raportime kur është pyetur.
Përveç sulmeve ajrore, Izraeli po zhvillon edhe operacione tokësore kundër milicisë Hezbollah, e mbështetur nga Irani, në Libanin fqinj.
Ndërkohë, Hezbollah ka lëshuar sërish raketa drejt veriut të Izraelit mëngjesin e së dielës, pa raportime fillestare për dëme apo viktima. /Ad.Ab./



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.