Libri

Librat e rinj

Kirsty Moseley
“Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat”
Përktheu: Irena Dono
Botimet: “Bota shqiptare”
Çmimi: 1000 lekë
KIRSTYAmber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon. Ngadalë-ngadalë pafajësia dhe miqësia ia lënë vendin pritjes, keqkuptimeve dhe vrundujve. Liami kalon sa nga një vajzë te tjetra, ndërsa Amberi, ende e vrarë emocionalisht nga abuzimet e pësuara prej të atit, preferon të përqendrohet te mësimet, vallëzimi dhe shoqëria. Por pasioni midis tyre rritet me vrull dhe raporti i tyre i bazuar më parë vetëm te miqësia ndryshon, ndizen shkëndijat e dashurisë dhe Amberi fillon ta shohë shokun e saj në një tjetër mënyrë…

Jane Austen
“Abacia e Northangerit”
Përktheu: Klodian Briçi
Botimet: “Bota shqiptare”
Çmimi: 1000 lekë

abacia-e-northangeritKaterina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.
Naomi Klein
“Doktrina Shok”
Lartësimi i kapitalizmit të shkatërrimit
Përktheu: Luan Kola
Botimet: “Ombra GVG”

10985357_839321566115262_8860639350196976074_nQë nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në ‘The Guardian’, kur ka konkluduar: “Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. ‘Doktrina Shok’ është një nga këto libra të pakët.
Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante… Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë”. Klein me këtë libër radhitet në traditën më të mirë të I.F.Stone dhe Apton Sincler. Ajo është një analiste që gërmon aty ku të tjerët shikojnë anën sipërfaqësore, pa u thelluar.
Unë e dua dhe e vlerësoj punën e saj, dhe si një burrë i shekullit XX, unë e përshëndes punën e një gruaje që i përket shekullit XXI.

Paulo Coelho

“Shkelja e kurorës”

Shqipëroi: Ilirjana Agalliu
Botimet: “Toena”
shkelja-e-kurores-paulo-coelhoLinda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
Ndërkaq, Lindës, fillon t’i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj. E mundon përpjekja për t’u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar. Çdo gjë ndryshon kur takon ish të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin.
Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasionin. Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t’i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me veten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button