Libri

Librat e rinj

Rezart Palluqi

Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet
Botimet:”Dudaj”

“Autori, ngaqë i njeh më së miri mekanizmat e diktaturës dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të saj, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera saj. Makrotema e këtij romani është raporti i individit me atdheun, me atdheun komunist, raport që, si një rrjet, ngulfat gjithë aortat e jetës”, shkruan për këtë libër prof. Dije Demiri-Frangu.

Steve Berry
Profecia e Romanovëve

Përktheu: Ledina Ferhati & Klodian Briçi
Botimet: “Bota shqiptare”

Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin, në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg. Të gjitha siguritë e Majlsit për sa i përket historisë “zyrtare” të familjes perandorake vihen në dyshim. Duke kërkuar të vërtetën, ai shndërrohet në shënjestrën e një ndjekjeje të pamëshirshme, ku nuk do të ketë më zgjedhje tjetër përveçse t’i shkojë deri në fund hetimit të tij dhe të zbulojë enigmat e shumta që veshin me mister vdekjen e Romanovëve.

Naomi Klein

Doktrina shok
Përktheu: Luan Kola

Botimet: “Ombra GVG”

“Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në ‘The Guardian’, kur ka konkluduar: ‘Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. ‘Doktrina Shok’ është një nga këto libra të pakët.
Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante… Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë”.

Robert Walser

Shëtitja
Përktheu: Feride Xh. Berisha
Botimet: “Pa”

Libri i Robert Walser–it cilësohet nga disa njohës si “proza më e bukur e letërsisë gjermane”. E krijuar në vitin 1917, “Shëtitja” bën fjalë për një rrëfimtar të paemër, i cili del nga dhoma e shkrimit apo e fantazmave, siç e quan ai vetë, përjashta, me qëllimin e thjeshtë të bëjë një shëtitje.

Kjo shëtitje e treguar zgjat një ditë; ajo fillon paradite dhe përfundon në mbrëmje. Pra, tërë ditën rrëfimtari hulumton qytetin dhe rrethinat dhe përjeton ngjarje të ndryshme, të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje logjike mes tyre. Objektet radhiten në mënyrë të njëtrajtshme, njëri pas tjetrit.

Në kontrast me rastësinë e shtesës së ngjarjeve, qëndron teksti i përshtatur saktësisht me kohën. Rrëfimtari na jep hera-herës udhëzime në lidhje me kohën. Shëtitja e një njeriu të vetmuar do të thotë përvojë dhe e shtyn shëtitësin kah një ballafaqimi me frikën, me mendimet dhe ëndrrat e veta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button