🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,644 ▼ -1.87% ETH $2,220 ▼ -1.27% XRP $1.3330 ▼ -1.75% SOL $82.5500 ▼ -2.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj

Irvin D. Yalom
“Krijesat e një dite”
Përktheu: Lira Sejdini Vaid
Botimet: “Morava”
Çmimi: 900 lekë

Kopertina-Krijesat-e-nje-diteNjë burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që është e etur për një të shkuar më të mirë dhe një tjetër që vendos të bëhet “pioniere e vdekjes” për miqtë dhe familjen e saj …
“Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë” ofron një përshkrim inteligjent e të dhembshur të shpirtit njerëzor. Dhjetë histori, ku pacientët përballen me ankthin për vdekjen, për humbjen e njerëzve të dashur dhe, më të fundit, për humbjen e vetvetes.

Jed Rubenfeld
“Instinkti i vdekjes”
Shqipëroi: Vladimir Bica
Botimet: “Albas”

Nju Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të ndalimit të alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend. Uoll Striti … shpërthen. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara. Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo. Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë në katastrofat më sekrete nën tokë të thesarit të SHBA-së, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC.

Brendan O’Carroll
“Mami”

Shqipëroi: Artan Miraka
Botimet: “Botart”

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t’u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën “Moore”. Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t’i dhënë forcë të vazhdojë. Brendan O’Carroll është një nga dëfryesit më të suksesshëm irlandezë; një autor i brohoritur, aktor, udhëheqës artistik, skenarist dhe dramaturg. Gjatë karrierës së tij e ka kthyer “Prekjen e Midas” së vet në një gamë të gjerë projektesh: nga shfaqja e tij e famshme radiofonike “Djemtë e zonjës Brauni” në novelat bestseller “Mami”, “Skalitësit” dhe “Gjyshja”. “Mami” është kthyer gjithashtu në një film mjaft të suksesshëm, ku Anjeza Brauni luhet nga aktorja e famshme Anjelica Huston.

J. G. Ballard
“Perandoria e Diellit”
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Botimet: IDK

J. G. Ballard, i konsideruar si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, është kthyer tashmë në një kult. Një roman i bërë bestseller në mbarë botën, bazuar në autobiografinë e vetë autorit, që frymëzoi një ndër filmat më të famshëm të regjisorit Steven Spielberg. Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetëvjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai, deri ditën kur, të nesërmen e sulmit japonez mbi Pearl Harbour, ushtria japoneze hyn në Shangai, dhe në pështjellimin e madh të krijuar, ai humbet prindërit dhe mbetet krejt i vetëm në qytetin e kredhur në kaos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.