Kronika

Librazhd, asgjësohen 2600 bimë kanabis; arrestohet roja i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë

Policia e Librazhdit ka arrestuar rojen e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, 60-vjeçarin Bashkim Koçi dhe kryeplakun e fshatit Qarrisht, 46-vjeçarin Nuri Hasa.

Këta  shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qafë Kryq“, në  një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar “Shebenik  Jabllanicë”, u gjetën 2600 bimë kanabis sativa.

Koçi dhe Hasa akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button