⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.35 ▲1.02%
ARI 4,145 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,654 ▼ -3.04% ETH $2,575 ▼ -5.19% XRP $1.4447 ▼ -4.39% SOL $117.1900 ▼ -2.51%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.35 ▲1.02 % ARI 4,145 ▼1.01 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.35 ▲1.02 % ARI 4,145 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Arte

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, 81 vite histori e krijimtarisë shqiptare

81 vjet më parë (7 tetor 1945) në Tiranë u themelua Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, organizatë që bashkonte shkrimtarë, kompozitorë, artistë të arteve figurative dhe krijues të tjerë.

Fillimisht kjo organizatë quhej Lidhja e Shkrimtarëve, emërtim të cilin e ndryshoi në vitin 1947, kur këtij organi iu bashkëngjit edhe Lidhja e Artistëve, duke bërë bashkë letrarët me kastën e artistëve të vendit.

Kryetar i saj, u zgjodh Sejfulla Malëshova, ndërsa detyra honorifike e presidentit iu ngarkua Fan Nolit. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve nisi me 70 anëtarë, por më tej u shndërrua në një prej institucioneve kryesore të jetës letrare dhe artistike në vend. Disa prej pasuesve të Malëshovës në krye të LSHA-së ishin: Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari etj.
Gjatë periudhës së realizmit socialist, krijimtaria letrare dhe artistike u ndikua nga orientimet kulturore të regjimit komunist. Në kongreset e viteve 1957, 1969 dhe 1984 u përcaktuan drejtimet që duhej të ndiqnin letërsia dhe artet, duke kërkuar respektimin e parimeve të realizmit socialist dhe një nivel më të lartë artistik.

Këto zhvillime u shoqëruan edhe me një veprimtari të gjerë botuese. Përmes gazetës “Drita”, revistës “Nëntori” dhe revistës “Les lettres albanaises”, Lidhja mundësoi botimin dhe diskutimin e krijimtarisë letrare e artistike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën kulturore të vendit.

Pas vendosjes së pluralizmit politik në vitet ’90, Lidhja hyri në një periudhë të re, me ndryshime në jetën kulturore dhe hapësira të reja për shprehjen krijuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.