☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 88.90 ▼2.61%
ARI 4,868 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,078 ▼ -0.66% ETH $2,321 ▼ -2.26% XRP $1.3616 ▼ -1.1% SOL $83.7400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Lidhjet me Rusinë, do dëshmojnë, djali, dhëndri dhe menaxheri i Trump

Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, dhëndri i tij dhe ish-menaxheri i fushatës do të dëshmojnë përpara komitetit të Senatit që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s.

Donald Trump Jr, Jared Kushner dhe Paul Manafort dyshohen për lidhje me zyrtarë të Moskës.

Kushner do të jetë i pari që do të përballet me pyetjet e panelit në një seancë me dyer të mbyllura në 24 korrik, ndërsa Trump Jr dhe Paul Manafort do të përgjigjen në 26 korrik.

Që të tre ata ishin të pranishëm në takimin e vitit të kaluar me një avokate ruse që pretendonte se kishte në zotërim informacioneve dëmtuese për ish-kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Trump ndërkohë deklaron se nuk do ta kishte caktuar Jeff Session Prokuror të Përgjithshëm po ta dinte se ai do t’i shmangej hetimit për Rusinë.

Vendimin e Sessions, Trump e cilësoi si “tejet të padrejte” dhe në intervistën e dhënë për “Neë York Times”, shprehet se po ta kishte ditur përpara një gjë të tillë, do të caktonte tjetërkënd në krye të Departamentit të Drejtësisë.

Sessions e ka pranuar takimin me ambasadorin rus, por këmbëngul se aty nuk ndodhi asgjë. Ai thotë se u tërhoq nga hetimi jo sepse kishte bërë diçka të papërshtatshme, por sepse kjo kishte qenë kërkesa e Departamentit dhe se procesin po e mbikëqyrte ndihmësi i tij,  zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.