🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,757 ▲1.4%
DOW 52,018 ▲0.65%
NASDAQ 27,056 ▲2.01%
NAFTA 91.67 ▼4.59%
ARI 4,380 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,832 ▲ +5.69% ETH $2,746 ▲ +4.6% XRP $1.4960 ▲ +6.74% SOL $117.4200 ▲ +6.95%
S&P 500 7,757 ▲1.4 % DOW 52,018 ▲0.65 % NASDAQ 27,056 ▲2.01 % NAFTA 91.67 ▼4.59 % ARI 4,380 ▼1.01 % S&P 500 7,757 ▲1.4 % DOW 52,018 ▲0.65 % NASDAQ 27,056 ▲2.01 % NAFTA 91.67 ▼4.59 % ARI 4,380 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ Bjellorusia stërvitet në fshehtësi para Shqipërisë, tekniku Gançarenko përgatit taktikë sekrete!

Bjellorusia ka ndryshuar bazën e saj të zakonshme të përgatitjeve në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, përfshirë edhe përballjen me Shqipërinë më 26 shtator.

Skuadra e drejtuar nga Viktor Gançarenko ishte mësuar të zhvillonte stërvitjet në fushat e Federatës Bjelloruse të Futbollit, pranë Shtëpisë së Futbollit.

Por këtë herë ekipi është zhvendosur në një tjetër impiant, në “National Stadium”. Dhe kur trajneri bjellorus u pyet për arsyen e këtij ndryshimi, përgjigjja e tij ishte disi misterioze.

“A mund të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje? Na duhet të krijojmë një atmosferë të caktuar për këto ndeshje”, deklaroi Gançarenko gjatë stërvitjes së hapur.

Kur gazetari e përkufizoi si një çështje “atmosfere”, trajneri thjesht konfirmoi: “Po.”

Pa dhënë më shumë detaje. Bjellorusia do të luajë katër ndeshje në Grupin 1 të Divizionit C të Ligës së Kombeve, dy ndaj Finlandës dhe nga një kundër Shqipërisë dhe San Marinos. Ndeshjet ndaj Finlandës dhe San Marinos, ku Bjellorusia është skuadër pritëse, do të zhvillohen në fushë neutrale në Budapest.

Përballja e parë e fushatës është pikërisht ndaj Shqipërisë, më 26 shtator në “Air Albania”, ndërsa Gançarenko ka deklaruar më herët se skuadra e tij synon të luftojë për vendin e parë në grup.

Ndryshimi i bazës së përgatitjeve mbetet kështu një nga lëvizjet e fundit të Bjellorusisë përpara sfidës së Tiranës, ndërsa trajneri Gançarenko ka preferuar të mos e zbulojë më shumë se çfarë fshihet pas vendimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.