☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,588 ▼ -2.09% ETH $2,683 ▼ -2.46% XRP $1.4830 ▼ -3.63% SOL $119.3500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Mbrëmja e sotme në UEFA Nations League ka dhuruar spektakël, gola të shumtë dhe përballje të luftuara deri në minutën e fundit, të shoqëruara edhe me tre kartonë të kuq në liga të ndryshme.

Vëmendja kryesore ishte padyshim në Ligën A, aty ku u luajt supersfida mes Francës dhe Italisë, e cila përfundoi në një barazim të ekuilibruar 1-1.

“Gjelat” u detyruan të luanin me një lojtar më pak pasi u ndëshkuan me karton të kuq, por arritën të ruanin barazimin përballë “Axurrëve”. Në po këtë grup, Belgjika tregoi dominim absolut duke mposhtur pastër Turqinë me rezultatin bindës 3-0.

Në Ligën B, Polonia ishte padyshim skuadra e mbrëmjes. Polakët regjistruan një fitore tenistike 6-0 përballë Rumanisë në Grupin 4, në një ndeshje ku rumunët mbetën me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq. Ndërkohë, sfida tjetër e këtij grupi mes Bosnje & Hercegovinës dhe Suedisë u mbyll në një barazim 1-1.

Në Grupin 2 të Ligës B, Irlanda e Veriut bëri një paraqitje fantastike duke mposhtur Ukrainën në transfertë me shifrat e thella 3-0. Hungaria, nga ana tjetër, siguroi një fitore minimale 1-0 përballë Gjeorgjisë.

Ndeshje interesante u zhvilluan edhe në Ligën C. Qipro arriti të fitojë 2-0 ndaj Armenisë pavarësisht se e mbylli ndeshjen me një karton të kuq. Në sfidën tjetër të Grupit 2, Mali i Zi mori një fitore me mjaft peshë duke triumfuar 2-1 në transfertën ndaj Letonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.