☁️
Tiranë 13°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 86.27 ▲3.1%
ARI 3,687 ▲3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,690 ▲ +1.85% ETH $1,735 ▲ +2.61% XRP $0.9802 ▲ +2.69% SOL $73.3500 ▲ +3.46%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 86.27 ▲3.1 % ARI 3,687 ▲3.44 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 86.27 ▲3.1 % ARI 3,687 ▲3.44 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

Saranda në guidën e “Travel Off Path” për udhëtime ndërkufitare: Pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

– Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare të udhëtimit, jo vetëm për bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Rivierës, por edhe për pozicionin e saj gjeografik, që u mundëson vizitorëve të eksplorojnë lehtësisht destinacione në vendet fqinje.

Në një artikull të publikuar nga media amerikane “Travel Off Path”, Shqipëria përfshihet në mesin e destinacioneve, që ofrojnë mundësinë për të vizituar dy vende evropiane brenda një kohe shumë të shkurtër.

Konkretisht, udhëtimi me traget nga Saranda drejt ishullit grek të Korfuzit, mund të zgjasë vetëm 30 minuta.

Sipas medias, ky itinerar është një mundësi e përshtatshme për turistët, që dëshirojnë të përjetojnë dy destinacione dhe kultura të ndryshme gjatë të njëjtit udhëtim, pa pasur nevojë për fluturime apo udhëtime të gjata.

Saranda, Shqipëri – Korfuzi, Greqi

Riviera Shqiptare është një prej destinacioneve turistike më të kërkuara në Evropë aktualisht dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet.

Plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat në ngjyrë bruz, që të kujtojnë destinacionet tropikale, së bashku me çmimet relativisht të përballueshme të hoteleve, e bëjnë këtë zonë një zgjedhje tërheqëse për pushimet verore.

Sipas artikullit, çmimet e disa akomodimeve nisin nga vetëm 40 dollarë nata.

Saranda është një qytet bregdetar plot gjallëri, me plazhin e saj me guralecë, bare dhe hotele përgjatë vijës bregdetare, si dhe një numër të madh restorantesh, që ofrojnë gatime me produkte deti.

Në afërsi të qytetit ndodhen edhe plazhet e njohura të Ksamilit, si dhe rrënojat e rëndësishme greko-romake të Butrintit.

Butrinti përshkruhet si një prej siteve arkeologjike më të veçanta që autorja ka vizituar ndonjëherë.

Me një çmim hyrjeje prej rreth 12 dollarësh, dukshëm më të ulët se ai i shumë siteve të njohura arkeologjike në Greqi apo Itali, vizitorët mund të eksplorojnë teatrin antik pjesërisht të zhytur, rrënojat e tempujve dhe të ngjiten drejt kalasë në majë të kodrës.

Sipas autorit, Vinicius Costa, edhe gjatë sezonit veror, zona karakterizohet nga më pak vizitorë dhe më pak radhë pritjeje.

Megjithatë, ajo që shumë turistë nuk e kuptojnë është se, ishulli i gjelbëruar dhe malor që mund të shihet nga dritaret e hoteleve, në qendër të Sarandës nuk është një tjetër pjesë e territorit shqiptar.

Bëhet fjalë për ishullin grek të Korfuzit, i cili në pikën më të afërt, ndodhet vetëm pak milje detare larg bregdetit shqiptar.

Udhëtimi nga porti i Sarandës drejt Greqisë zgjat vetëm 30 minuta me traget të shpejtë.

Korfuzi, brenda një udhëtimi njëditor nga Saranda

Tragetet mbërrijnë në qytetin e Korfuzit, qendra administrative dhe vendbanimi më i madh i ishullit, i cili është një destinacion tërheqës më vete.

Qyteti dallohet për portin me trashëgimi veneciane, ndërtesat shumëngjyrëshe, rrugicat me kalldrëm, kishat me kambanore dhe dy fortifikimet e mëdha, që mbizotërojnë mbi qendrën historike.

Vizita në qytetin e vjetër mund të realizohet edhe brenda një udhëtimi njëditor nga Saranda.

Eksplorimi i pikave kryesore të tij kërkon rreth dy orë, ndërsa vizitorët mund të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të provuar gatimet tradicionale në një nga tavernat pranë detit.

Për ata që zgjedhin të qëndrojnë më gjatë, një alternativë është Palaiokastritsa, në pjesën perëndimore të ishullit, e njohur për plazhet dhe ujërat e kristalta.

Ajo mund të arrihet me autobus nga qyteti i Korfuzit për rreth 50 minuta.

Si të udhëtoni nga Saranda drejt Korfuzit?

Udhëtimi nis nga porti i Sarandës, ku mund të rezervohen biletat pranë operatorëve të trageteve.

Çmimi i biletës vajtjeje varion nga 21 deri në 27 dollarë, në varësi të shpejtësisë së tragetit dhe sezonit turistik.

Udhëtarët duhet të kryejnë procedurat e kontrollit kufitar dhe të pasaportave përpara nisjes, ndaj rekomandohet të paraqiten në port të paktën një orë më herët.

Udhëtimi me traget të shpejtë zgjat rreth 30 minuta, ndërsa me tragetet e zakonshme rreth një orë. Pas mbërritjes në Korfuz kryhen sërish procedurat e kontrollit kufitar.

Përveç itinerarit Sarandë–Korfuz, “Travel Off Path” rekomandon edhe dy alternativa të tjera për udhëtime të shkurtra ndërkufitare në Evropë: nga Trieste, në Itali, drejt Koperit, në Slloveni, si dhe nga Kopenhaga, në Danimarkë, drejt Malmös, në Suedi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.